Gashi: Nuk i kemi numrat për ta rrëzuar Kurtin

unnamed-file-818

gashi:-nuk-i-kemi-numrat-per-ta-rrezuar-kurtin

gashi:-nuk-i-kemi-numrat-per-ta-rrezuar-kurtin

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se opozita nuk i ka numrat e nevojshëm për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Gashi ka thënë se as Qeveria s’i ka numrat për të qeverisur, meqë siç tha, për të kaluar ligjet, Qeverisë po i duhet mobilizim disa javor.

Sipas Gashit, i gjithë ky vit karakterizohet me vështirësi të theksuar të kalimit të ligjeve apo mbajtjes së seancave në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ne jemi në një situatë kur duhet të flasim dhe të jemi të sinqertë për qytetarët e Kosovës dhe me veten tonë. E vërteta është që nuk kemi numra për ta rrëzuar Qeverinë. Po ashtu është e vërtetë që Qeveria nuk i ka numrat me qeverisë. Pra jemi në një situatë bllokade ku qeveria për të kaluar ligje, i duhet një mobilizim i jashtëzakonshëm disa javor që t’i detyrojë deputetët dhe mezi i mbërrin 61 deputetë që të mund t’i kalojë disa ligje dhe pastaj për muaj të tërë nuk kalon asgjë. Pothuajse krejt viti 2023 karakterizohet me këtë situatë ku ka një vështirësi të theksuar të kalimit të ligjeve apo mbajtjes së seancave në Kuvendin e Republikës”, deklaroi Gashi në DPT te Fidani.