Fushtica: Policia e kryeqytetit të funksionalizohet, rrit sigurinë e shkurton afatin e reagimit

unnamed-file-1576

fushtica:-policia-e-kryeqytetit-te-funksionalizohet,-rrit-sigurine-e-shkurton-afatin-e-reagimit

fushtica:-policia-e-kryeqytetit-te-funksionalizohet,-rrit-sigurine-e-shkurton-afatin-e-reagimit

Fushtica: Policia e kryeqytetit të funksionalizohet, rrit sigurinë e shkurton afatin e reagimit

Më shumë se pesë vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Prishtinën, kryeqyteti ende nuk e ka policinë komunale.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica po e kërkon funksionalizimin sa më të shpejtë të saj.

Thirrja e tij vjen në kohën kur në Prishtinë u vra brenda një lokali një person dhe u plagosën disa të tjerë.

“Policia e Kryeqytetit rrit sigurinë, ndjesinë e sigurisë, policia e ka mandatin vec per kryeqytet, bashkëpunon me institucionet, koordinohet më mirë dhe zinxhiri komandues i tri stacioneve ka një drejtor, rritet bashkëpunimi”, deklaroi Fushtica për “Front Online”.


LEXO EDHE: https://frontonline.net/drejtori-per-siguri-ne-prishtine-rreth-300-mije-arme-ne-duart-e-kosovareve-cdo-e-treta-veture-kapet-me-arme/

Sipas Fushicës, me krijimin e policies komunale do të shihej hairi afatit të reagimit.

Efikasiteti matet me kohën e reagimit. Me krijimin e policisë së kryeqytetit, afati i reagimit do të shkurtohet. Nuk e di tash sa është koha e raegimit”.

Ai premtoi se brenda një kohë të shkurte i gjithë kryeqyteti do të mbulohet nga kamerat.

“ Do të hapet tenderi për instalimin e kamerave, që parandalon aktet kriminale dhe lehtëson zgjidhjen e tyre, duke filluar prej vrasjeve, plagosjeve, kërcenimeve dhe problemeve në trafik”, potencoi Fushtica.