FSK-ja deminon një mjet të dyshuar të pashpërthyer në Vushtrri

unnamed-file-1894

fsk-ja-deminon-nje-mjet-te-dyshuar-te-pashperthyer-ne-vushtrri

fsk-ja-deminon-nje-mjet-te-dyshuar-te-pashperthyer-ne-vushtrri

Njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar të pashpërthyer.

Deminimi është kryer pa ndonjë incident.

Ky mjet i pashpërthyer është gjetur në Vushtrri, të mërkurën e 26 korrikut.

Sipas raportit-24 orësh të policisë, thuhet se ky rast është lajmëruar nga një qytetar, i cili ka hasur në të njëjtin mjet.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në natyrë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “gjetje e mjetit të dyshuar”.