Fotografia që theu rekord sot është kjo, Kiara në krahët e vjehrrës dhe Luizit

unnamed-file-1056

Luizi ka thyer rekord me postimin e fundit. Këngëtari ka publikuar një foto të shumëpritur, ku shfaqet me Kiarën dhe të ëmën.

Së bashku duket se kanë qenë të ftuar në një dasmë, nga ku Luizi ka publikuar këtë foto që brenda pak minutash ka thyer rekord.

Foto ka mbledhur mbi 50 mijë pëlqime dhe më pas është publikuar edhe nga Kiara në Insta Story, e cila e ka shoqëruar postimin me një zemër.

Me këtë foto, Luizi ka treguar edhe njëherë se marrëdhënia e Kiarës me mamanë e tij është shumë e mirë.

Nuse e vjehrrë shfaqen të buzëqeshura e të ulura pranë njëra-tjetrës.

[gjirafa url="https://video.gjirafa.com/embed/luzluzki-mp4"]