Formohet Këshilli i ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

formohet-keshilli-i-ri-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve

formohet-keshilli-i-ri-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve

formohet-keshilli-i-ri-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ështe formuar Këshilli i ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve.

Nagavci duke njoftuar për formimin e këshillit, ka shtuar se janë përzgjedhur anëtarë profesionist, e që kjo sipas saj do të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies.

“Kemi përzgjedhur anëtarë me kredibilitet profesional për të përfaqësuar KSHLM e kjo do të sigurojë që këshilli të ketë një rol të fuqishëm dhe të efektshëm në përmirësimin e mësimdhënies”, ka shkruar Nagavci.

“Krahas kësaj, kemi finalizuar një pako legjislative ku bën pjesë edhe Udhëzimi Administrativ për KSHLM i cili sjell disa risi të rëndësishme. Ky UA përmbanë dispozita për transparencë në të gjitha fazat e procesit të licencimit, përfshirë aplikimin online dhe menaxhimin transparent të procesit të licencimit të mësimdhënësve”, ka shkruar tutje ministrja.