Fillon gjykimi i Sllagjan Trajkoviqit, i akuzuar për krime lufte

fillon-gjykimi-i-sllagjan-trajkoviqit,-i-akuzuar-per-krime-lufte

fillon-gjykimi-i-sllagjan-trajkoviqit,-i-akuzuar-per-krime-lufte

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot filloi gjykimi i Sllagjan Trajkoviqit, serb nga Mitrovica e Veriut, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale për krime të dyshuara lufte në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Familja e Trajkoviqit është e pranishme në seancë, ndërsa në seancën e sotme pritet të lexohet aktakuza.

Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Mëhallën e Boshnjaçkës në Mitrovicën e Veriut dhe që atëherë është në paraburgim, transmeton FrontOnline.

Më 25 maj, Gjykata e Apelit të Kosovës mori vendim për anulimin e vendimit për vazhdimin e paraburgimit të Trajkoviqit, por më 29 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish mori vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj.

Trajkoviq u largua nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, së bashku me kolegë të tjerë, në shenjë proteste ndaj dhunës që autoritetet në Prishtinë po ushtrojnë ndaj serbëve në veri.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sllagjan Trajkoviq për krime lufte kundër popullatës civile në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1999, në fshatin Reznik të komunës së Vushtrise dhe fshatrave përreth./FrontOnline/