Në Rrugën B kanë filluar punimet.
Drejtori për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi, ka thënë se Prishtinës po i shtohet një tjetër rrugë me 6 korsi.
Sipas planit ndërtues, rruga do të ketë 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta.
Në të njëjtën kohë, do të mudnësohet edhe lidhja me rrethrrotullimin e rrugës B tek ai i rrugës A.
“Punimet në Rrugën B, kanë filluar!
Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A.
Nga projekti në projekt!” ka thënë Xhaferi./Front Online