“Farmisa” prezanton prodhimet e shërbimet e veta për bashkëpunëtorë të rinj e të vjetër

unnamed-file-4121

“farmisa”-prezanton-prodhimet-e-sherbimet-e-veta-per-bashkepunetore-te-rinj-e-te-vjeter

“farmisa”-prezanton-prodhimet-e-sherbimet-e-veta-per-bashkepunetore-te-rinj-e-te-vjeter

Në ambientet e fabrikës së miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit, u mbajt eventi i fabrikës së ushqimit të kafshëve, “Farmisa”.

Aty u mblodhën fermerë, blegtorë e veterinarë nga Kosova e Shqipëria. Në mesin e tyre pati bashkëpunëtorë shumëvjeçarë të fabrikës por edhe të atillë që planifikojnë të nisin tashti bashkëpunimin, raporton Klan Kosova.

Drejtori i prodhimit në M&Sillosi, Samir Bajraj, u bëri thirrje atyre që t’i bashkohen fabrikës duke garantuar cilësi të lartë në produkte e shërbime.

Kurse një fermer nga Podujeva, Tefik Jashari, potencoi se është i kënaqur me cilësinë e produkteve dhe bashkëpunimin me M&Sillosi dhe Farmisën.

Fabrika është tashmë në vitin e dytë të prodhimit, ndërsa produktet e saj, përpos në Kosovë, shiten edhe jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri.

Ngjarja që filloi në orën 11:00, u mbajt në ambient të hapur dhe pati edhe një koktej rasti me ushqime tradicionale.