Eurodeputeti gjerman reagon ndaj deklaratës së Stanos: BE-ja e një anshme ndaj Kosovës

eurodeputeti-gjerman-reagon-ndaj-deklarates-se-stanos:-be-ja-e-nje-anshme-ndaj-kosoves

eurodeputeti-gjerman-reagon-ndaj-deklarates-se-stanos:-be-ja-e-nje-anshme-ndaj-kosoves

Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i cili tha se BE-ja është lehtësuese e paanshme dhe ndihmon dyja palët të arrijnë kompromiset e nevojshme për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarëdo marrëzie nga Stano, ai është zëri i Josep Borrell, i cili duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përqafon dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer në ‘Twitter’.

Ndryshe eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, edhe më parë ka mbrotjur Kosovën, dhe ka qenë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Whatever nonsense @ExtSpoxEU utters, he is his master’s voice, and @JosepBorrellF should be held accountable by the European Parliament for a completely failing, greatly biased and unjust policy: the authoritarian Serbian government he cuddles, and Kosovo he lambasts & sanctions. https://t.co/OJTzqIaU5J

— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 11, 2023