Erden Atiq njofton se janë ndëprerë punimet në objektet që s’i kanë përfillur procedurat ligjore

unnamed-file-564

erden-atiq-njofton-se-jane-ndeprere-punimet-ne-objektet-qe-s’i-kane-perfillur-procedurat-ligjore

erden-atiq-njofton-se-jane-ndeprere-punimet-ne-objektet-qe-s’i-kane-perfillur-procedurat-ligjore

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut ka njoftuar drejtoria e Inspekcionit ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.

Ai ka shkruar se në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punës deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Kosovës.

“Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.