Edhe këtë e bëjnë partia në pushtet dhe militantët e saj: Thërrasin marsh protestues kundër opozitës

unnamed-file-1205

edhe-kete-e-bejne-partia-ne-pushtet-dhe-militantet-e-saj:-therrasin-marsh-protestues-kunder-opozites

edhe-kete-e-bejne-partia-ne-pushtet-dhe-militantet-e-saj:-therrasin-marsh-protestues-kunder-opozites

Në një dokumet që po qarkullon gjerësisht në media, shihet se një militant i partisë në pushtet kanë bërë kërkesë pranë institucioneve të rendit që të mbajnë një marsh protestues kundër opozitës së vendit.

Raportohet se Policia e Kosovës madje shihet edhe me anë të një vule se iu kanë dhënë leje për mbajtjten e këtij marshi, shkruan lajmi.net.

Në letrën e kërksesës që po qarkullon në media thuhet se organizatori do të përkujdeset madje edhe garanton për mbarëvajtjen e këtij marshi.

Në këtë letër thuhet se ata do të mbajnë këtë marsh protestues në “Sheshin e Prishtinës” por pa përmendur se sakt lokacionin, kur dihet që kryeqyteti ka disa sheshe.

Parashihet që ky marsh protestues të mbahet me datën 13 gusht.