“Edhe 100 herë të jetoja, prapë e jotja…” Adelina Ismaili me dedikim të embël për Valin

unnamed-file-709

Në shtëpinë e këngëtares së njohur, Adelina Ismaili, sot ka festë. Bashkëshorti i saj feston ditën e tij të lindjes.

Enë këtë ditë të veçantë, artistja ka bërë urimin emocionues për partnerin e saj tre vite më të ri.

Adelina ka publikuar një fotografi bardh e zi ku shfaqej krah Val Krasniqit, teksa poshtë imazhit shkroi:

“I bukuri im. Edhe njëqind herë me jetu, prap e jotja do të isha. Jeta me ty, një mrekulli. Të dua, të dua, të dua”.