“E neveritshme dhe shumë shqetësuese”, KRU Prishtina: Një pishinë në Graçanicë mbushet me ujë të pijshëm

unnamed-file-1422

“e-neveritshme-dhe-shume-shqetesuese”,-kru-prishtina:-nje-pishine-ne-gracanice-mbushet-me-uje-te-pijshem

“e-neveritshme-dhe-shume-shqetesuese”,-kru-prishtina:-nje-pishine-ne-gracanice-mbushet-me-uje-te-pijshem

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasur në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.

Në njoftimin për media thuhet se kjo është e neveritshme dhe shumë shqetësuese.

Lexoni të plotë njoftimin:

Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.

E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese.

Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit.

Ndëshkim maksimal!.