E keni parë këtë grua? Ndihmojeni policinë!

unnamed-file-2237

e-keni-pare-kete-grua?-ndihmojeni-policine!

e-keni-pare-kete-grua?-ndihmojeni-policine!

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar që shihet në fotografinë e mëposhme.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, i cili ka ndodhur me datën 18.04.2023 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.