Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

unnamed-file-3635

dy-te-arrestuar-ne-prizren,-dyshohet-se-kater-vite-me-pare-kane-bere-shperlarje-te-parave

dy-te-arrestuar-ne-prizren,-dyshohet-se-kater-vite-me-pare-kane-bere-shperlarje-te-parave

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.

Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.

“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.