Dugolli i VV-së për Rezolutën e opozitës: Është iniciativë fallco që po ngritet ndaj Policisë

unnamed-file-808

dugolli-i-vv-se-per-rezoluten-e-opozites:-eshte-iniciative-fallco-qe-po-ngritet-ndaj-policise

dugolli-i-vv-se-per-rezoluten-e-opozites:-eshte-iniciative-fallco-qe-po-ngritet-ndaj-policise

Gjatë ditës së premte Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ku pritej të shqyrtohet peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovë, gjithashtu LVV-ja ka bojkotuar punimet e Kuvendit gjatë të enjtes në të cilën u diskutua për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

E për këtë deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë në RTV Dukagjini se kërkesat e opozitës për Policinë janë “jo serioze dhe populiste”, duke theksuar se Qeveria është duke u marrë me të gjitha shqetësimet ngritën.

Dugolli ka kritikuar opozitën se janë “pozicionuar gabimisht” duke bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kjo çështje e kuorumit, paraprakisht kisha me thënë kërkesa të opozitës ka pasur në diçka jo serioze për shkak se është e pakuptimtë të kërkohet përgjigje e të synohet një zgjidhje kur vetë ata nuk janë serioz e nuk u përgjigjen edhe nevojave bazike të elektoratit që i kanë dërguar në Kuvend”.

“Janë pozicionuar krejtësisht gabim apo pa asnjë arsye bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Edhe peticioni është në vazhdën e kësaj valleje që opozita po mundohet të fryjë, një populizëm i skajshëm. Po mundohen të mblidhen votat. Është iniciativa fallco që po ngritët ndaj Policisë. Qeveria po merret me të gjitha shqetësimet që po ngritën nga Policia, kjo që po bën opozita është vetëm një show”, ka thënë Dugolli.