Dorëheqja e Mehajt, Deliu: “Truri” po ikë prej Kurtit

unnamed-file-570

doreheqja-e-mehajt,-deliu:-“truri”-po-ike-prej-kurtit

doreheqja-e-mehajt,-deliu:-“truri”-po-ike-prej-kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se largimi i ish—ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt “janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Tutje Deliu tha se para Mehajt është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari-Lila e Martin Berishaj.

“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme. P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, deklaroi ndër të tjera ajo./Front Online