Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë, policia jep detaje

unnamed-file-1374

digjet-nje-veture-ne-“rrugen-c”-ne-prishtine,-policia-jep-detaje

digjet-nje-veture-ne-“rrugen-c”-ne-prishtine,-policia-jep-detaje

Mëngjesin e sotëm është djegur tërësisht një veturë në ‘Rrugën C” në Prishtinë.

Persona të lënduar nga ky rast nuk janë raportuar.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes përveç policisë kanë qenë edhe zjarrfikësit për ta lokalizuar zjarrin.

“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tregoi Ahmeti.

Pamjet e veturës së djegur të dërguara në redaksinë e Front Online.