Digjet një fabrikë në Prizren, s’ka të lënduar

unnamed-file-1124

Sonte në Prizren është djegur një fabrikë e mobileve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 18:21 është raportuar se një punëtori, fabrikë e mobileve është përfshirë nga zjarri. Policia bashkë me zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar”, ka thënë ai.

Bytyqi shtoi se nuk të lënduar por vetëm dëme materiale, duke thënë gjithashtu se rasti do të hetohet mbi shkakun e zjarrit.