Deputetja e Vetëvendosjes: Posa të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, ne i shpallim zgjedhjet në veri

unnamed-file-2001

deputetja-e-vetevendosjes:-posa-te-hiqen-sanksionet-ndaj-kosoves,-ne-i-shpallim-zgjedhjet-ne-veri

deputetja-e-vetevendosjes:-posa-te-hiqen-sanksionet-ndaj-kosoves,-ne-i-shpallim-zgjedhjet-ne-veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kanë kërkuar nga BE-ja që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës në mënyrë që të shpallën zgjedhjet në veri.

Për këtë qëndrim të tyre opozita ka qenë shumë kritikuese.

Por, deputetja e partisë në pushtet, Arbreshë Kryeziu-Hyseni po e mbështet qëndrimin e Kurtit e Bsilimit.

Ajo madje në një intervistë të zhvilluar për Front Online ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian.

Deputetja e VV-së ka thënë se nuk mund t’i vendoset masa ndëshkuese një shteti që e dërgon procesin e dialogut përpara.

Sipas saj, sanksionet e BE-së për Kosovën janë të padrejta.

“Gabim ka qenë që janë vendosur masa ndaj Kosovës sigurisht që masa mund t’i vendoset një shteti që nuk i bindët dakordimit ose marrëveshjes që është Serbia e jo Kosova dhe masa nuk mund t’i vendosët një shteti që është i gatshëm ta ecë procesin përpara. Është një padrejtësi dhe nuk pajtohem fare me këtë veprim që e ka bërë BE është shumë e rëndësishme në mënyrë që të ndërtohet besimi i mirëfilltë në këtë proces”, thotë deputetja Kryeziu-Hyseni.

Deputetja e VV-së ka kërkuar nga BE-ja largimin e masave ndëshkuese për vendin.

Ajo thotë se zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm kur largohen sanksionet.

“BE t’i heqë masat e vendosura në mënyrë që të vazhdojmë me dakoordinimin në Bratislavë. Ne kemi thënë që jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhjet e reja në katër komunat në veri, por këtë nuk mund ta bëjmë duke u konsideruar si shtet që jemi nën masa ndëshkuese, po e dëshmojnë që jemi të gatshëm t’i plotësojmë kërkesat në shtyrjen e dialogut”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Kryeziu-Hyseni: Një koordinim si i Osmanit, Konjufcës e Kurtit nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka folur për Front Online lidhur me veprimet në veri të kryeministrit Kurti.

Deputetja thotë se çdo veprim të Kurtit e mbështetë.

Sipas saj, qëndrimet e kryeministrit në veri kanë qenë në të mirën e qytetarëve.

“Ka pasur qëndrim të drejtë të Kurtit të bazuar në atë çka ne mendojmë që është më e mira për qytetarët, jam në pajtim me çdo veprim që kryeministri e ka bërë deri më tani dhe e mbështes mënyrën se si ai e përcjellë procesin e dialogut dhe si po e përfaqëson Kosovën ashtu edhe Bislimi”.

“Vuçiq në të kaluarën nuk është mësuar që të ketë përpara në tavolinë një përfaqësues të Kosovës që nuk pranon të veprojë sipas kërkesave që ai ka siç ka vepruar në të kaluarën se në të kaluarën nuk kemi parë që ka pasur vështirësi për Vuçiqin. Fatkeqësisht i kanë pranuar në vazhdimësi përfaqësuesit tanë në dialog nga qeveritë e së kaluarës por e ka të vështira tani me Qeverinë Kurti”, tha ajo.

Deputetja Kryeziu-Hyseni ka komentuar edhe qëndrimet e presidentes dhe kryeparlamentarit karshi situatës në veri.

Ajo thotë se opozita nuk po pajtohet me koordinimin e krerëve institucional.

Kryeziu-Hyseni tha se një koordinim si i Osmanit, Konjufcës e Kurtit nuk ka ekzistuar asnjëherë.

“Koordinimi në mes të krerëve institucional në vendin tonë është shumë i nevojshëm në këtë moment është qëndrim mëse i duhur. Opozita mund të mos pajtohen por nuk e kemi parë që kanë ndonjë qëndrim tjetër që do të mund ta përshpejtonte këtë proces se do ta kishin përmbyll në kohën kur kanë udhëhequr. Një koordinim i tillë nuk ka ekzistuar në të kaluarën tani opozitës po i pengon por kjo po e forcon qëndrimin tonë si shtet dhe po tregon që ne jemi të gatshëm të qëndrojmë prapa asaj dhe këtë po e konfirmon presidentja, kryeministri e krye-parlamentari”, theksoi ajo.

Deputetja e VV-së për inçizimet Kusari-Lila-Simiq: Opozita i ka nxjerrë nga konteksti disa pjesë të bisedës, s’ka pasur diçka të veçantë

Inçizimet e publikuara në media të shefes së GP të partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe, nuk ka sjellë asnjë problem për njërën nga deputetet e VV-së.

Fjala është për Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Ajo në një intervistë për Front Online ka folur lidhur me këtë çështje.

Deputetja e VV-së tha se në përgjimet e publikuara nuk ka pasur diçka të veçantë.

Sipas saj, opozita i ka nxjerrë nga konteksti disa pjesë të bisedës së audio-incizimeve.

“Nuk kam parë diçka të veçantë aty se Kusari-Lila është shefe e GP dhe në vazhdimësi shefat e grupeve komunikojnë në mes vete dhe kanë edhe takime se koordinohen për çështje të ndryshme për rendin e ditës e punën që ndërlidhën me Kuvendin, ai takim nuk ka tingëlluar problem për mua aq më tepër kur takimi ka ndodhur në zyre dhe jo fshehtas dhe larg opinionit publik. Kjo ka qenë një tendencë tjetër e opozitës për të shkaktuar amulli në krejt këtë situatë duke nxjerr nga konteksti shumë pjesë të bisedës”, u shpreh deputetja.

Kryeziu-Hyseni: Dhuna në Kuvend tregon se në çfarë gjendje është opozita, PDK shumë e frustruar

Përleshjen fizike mes deputetëve opozitar të PDK-së dhe ministrat të pozitës në Kuvend e ka komentuar për Front Online deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Ajo thotë se provokimi erdhi nga deputetët e PDK-së.

Kryeziu-Hyseni tha se dhunë në Kuvend tregon se në çfarë gjendje është opozita.

Deputetja thotë se asnjëherë PDK nuk ka qenë më e frustruar se tani.

“Kemi pasur një provokim të deputetëve të opozitës së PDK-së të cilët kanë provokuar ministrat që i kemi parë. Opozita ka kohë që po pret të shkaktojë akte të tilla brenda kuvendit që është e patolerueshme se nuk duhet të përçohet një mesazh i dhunës prej Kuvendit por kjo dhunë tregon në gjendjen në të cilën ndodhët opozita sot. Po flasim për subjektin politik që sot më së shumti kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje i cili është më i frustruar prej gjitha vendimeve që Qeveria i ka dhe jo vetëm në dialog por edhe në proceset e tjera institucionale”, deklaroi deputetja.

Kryeziu-Hyseni: Një pagë nuk mund ta paguaj kontributin që e kanë dhënë veteranët për Kosovën

Pas rrahjes që ndodhi me 13 korrik në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe ministrave të pozitës, po në atë ditë nga partia në pushtet është votuar Ligji për Pagën Minimale.

Në këtë ligj nuk janë përfshirë veteranët e UÇK-së.

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka treguar për Front Online arsyen se pse kjo kategori nuk është përfshirë në Pagën Minimale.

“PDK e ka hequr këtë kategori prej ligjit dhe kjo është e faktuar. Ligji për Pagën Minimale nuk e përfshinë kategorinë e veteranëve se ky ligj vlen për ata qytetarë të cilët janë aktualisht në kontratë pune dhe paguhen në fund të muajit për punën që ata e bëjnë kemi të bëjmë me një kategori tjetër. Nuk është tendenca që të hiqet kjo kategori se ata nuk meritojnë, unë mendoj që meritojnë shumë më shumë se kaq”, tha deputetja.

Ajo thotë se hap i rëndësishëm është që një shoqatë ka ardhur me iniciativë për pastrimin e listave të veteranëve.

Deputetja tha se PDK-ja e ka udhëhequr Kosovën më herët por asnjëherë nuk ka marr vendim për veteranët.

Sipas saj, asnjë pagë nuk e paguajnë kontributin e veteranëve.

“Ka ardh një iniciativë e një shoqate të dalur nga lufta të cilët e bëjnë pastrimin e listave në mënyrë vetanake, ky është hap i rëndësishëm se ka nevojë që të dihen personat që kanë marr vërtetë pjesë në luftë dhe të paguhen me pagën e merituar. PDK ka kritikuar më së shumti këtë çështje por ky vend është udhëhequr prej vitesh të tanë me PDK të cilët asnjëherë nuk e kanë marrë asnjë iniciativë për ta ndryshuar pensionin e tyre. Një pagë nuk mund ta paguaj kontributin që e kanë dhënë veteranët për Kosovën”, thotë deputetja e VV-së.

Deputetja e VV-së: Unë do të votojë pro projektligjin për martesat ndërmjet gjinive të njëjta

Kuvendi i Kosovës në mars të vitit të kaluar, i tha jo Projekt- Kodit Civil.

Po në këtë ditë ka munguar në seancë deputetja Arbreshë Kyreziu-Hyseni dhe nuk ka votuar për këtë ligj.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se nëse vjen sërish do ta voton Kodin Civil.

Deputetja thotë se nuk mund t’i ja ndalojë askush të drejtat këtyre personave.

“Unë nuk jam kundër Kodit Civil, në kohën kur është votuar në muajin mars skam pasur mundësi të marr pjesë në votim kam munguar por nuk kam qenë ndonjëherë kundër. Konsiderojë që kush jam unë që të ndalojë të drejtat që njerëzve ju takojnë pavarësisht çka dëshirojnë të bëjnë ata me orientimet e tyre seksuale dhe unë jam pro këtij projektligji”, tha ajo.