Deputetja e Listës “Guxo” flet për koalicionin me Vetëvendosjen, ja çfarë thotë ajo për inçizimet e Mimoza Kusarit

unnamed-file-737

deputetja-e-listes-“guxo”-flet-per-koalicionin-me-vetevendosjen,-ja-cfare-thote-ajo-per-incizimet-e-mimoza-kusarit

deputetja-e-listes-“guxo”-flet-per-koalicionin-me-vetevendosjen,-ja-cfare-thote-ajo-per-incizimet-e-mimoza-kusarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dakorduar me planin katër pikësh të Bashkimi Evropian për shtensionimin e situatës në veri.

Anipse dakordimi ndodhi, masat ndëshkuese ndaj Kosovës prej BE-së ende nuk janë hequr.

Kosova javë më parë është goditur me disa masa ku BE-ja ka pezulluar përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për MSA-në, ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë, programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Për këto sanksione, ka folur në një intervistë për Front Online deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo tha se BE-ja nuk ka qenë e harmonizuar karshi qëndrimeve për Kosovën.

Statovci thotë se ka pasur edhe thirrje të deputetëve nga Zvicra që Bashkimi Evropian ta luajnë rolin neutral e jo të një anshëm.

“Sanksione nuk ka pasur, por disa masa në sensin e përgjithshëm të situatës. BE nuk ka qenë e harmonizuar asnjëzëri në kuadër të këtyre qëndrimeve. Kemi pas deputetë nga Zvicra të cilët kanë kërkuar një qasje më të balancuar se BE duhet ta luaj rolin neutral karshi rrethanave dhe jo të pozicionohet në një krah tjetër”, u shpreh deputetja.

Statovci për veriun: Qeveria Kurti nuk mund të akuzohet për marrjen e ndonjë hapi jo demokratik

Për qëndrimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti karshi situatës në veri të Kosovës, ka folur deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo për Front Online tha se Qeveria nuk mund të akuzohet për marrjen e ndonjë hapi jo demokratik.

Deputetja Statovci ka folur edhe për zgjedhjet në veri.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të akuzohet në asnjë çështje për marrjen e ndonjë hapi që mund të cilësohet si jo demokratik. Edhe çështja e zgjedhjeve ka shkuar në koordinim me palën ndërkombëtare e cila është komplimentuar si proces ashtu edhe kryetarët dhe hapi tjetër ka qenë edhe marrja e detyrës. Institucionet dhe liderët tonë institucional kanë pasur gatishmëri që vullneti i qytetarëve i mjaftueshëm të vie në shprehje, asnjëherë s’kanë qenë problem zgjedhjet por bojkoti”, thotë ajo.

Statovci shpreson që zgjedhjet e radhës në veri të vendit do të shkojnë siç duhet.

“Kurti ka pasur edhe zotimin politik të pjesëmarrjes të përfaqësuesit të komunitetit serb e cila nuk ndodhi për një varg arsyesh, disa nga motivet politike që vien nga Beogradi, po shpresojmë që mos të ketë rrethana të tilla që të shkojmë në një proces që të jetë sa më përfaqësues. Presidentja ka pasur gatishmëri në mundësi që të kemi një përfaqësim më të gjerë të popullatës në sensin e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, por kjo ka kërkuar disa parakushte elementare”, thotë Statovci.

Deputetja Statovci: Kusari-Lila dhe Simiq kanë biseduar për sigurimin e votave në Kuvend, jo për interesin nacional

Javë më parë janë publikuar në media disa inçizime ndërmjet shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavo Simiq të Listës Serbe.

Për këto inçizime ka pasur reagime të shumta të partive opozitare.

Lidhur me këtë, ka folur për Front Online edhe deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo tha se diskutimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit ka ndodhur për sigurimin e votave të ligjeve në Kuvend.

Statovci thotë se në audio-incizimet s’ka pasur asgjë që e prek interesin nacional.

“Në esencën e këtyre përgjimeve janë trajtuar më shumë çështjet e ligjeve që i kërkojnë edhe votat e pakicave. Përderisa nuk ka pasur diçka sensitive që e prek interesin nacional nuk ka pasur diçka që flet për ndonjë marrëveshje të fshehtë apo për tenderë apo afera korruptive e emërime të bordeve në atë material kemi parë që i përket agjendës legjislative që ka qenë përgjegjësi e Kusari-Lilës që të sigurohet që kjo agjendë të ecë përpara”, u shpreh Statovci.

Përleshja në Kuvend/ Statovci: Aleatët nuk e lëkundën qëndrimin e Qeverisë në rrafshin diplomatik, opozita shpërtheu emocionalisht

Rrahja në Kuvend që ndodhi më 13 korrik ndërmejt ministrave e deputetëve të pushtetit me deputetët e PDK-së, ndodhi për shkak të shpërthimit emocional të opozitës.

Kështu po thotë për Front Online deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo tha se Kuvendit dhe përfaqësimit të qytetarëve nuk i ka hije rrahja.

Deputetja tregon shkakun që çoi deputetët deri në përleshje fizike.

“Opozita asnjëherë nuk ka guxuar të ketë qëndrim. Ata deklarojnë që të koordinohemi me aleatë e pastaj kritikoheshin marrëveshjet e Ohrit, Asociacioni. Kjo ka ndikuar që të kemi shumë elemente në politikën ditore që në anën e dialogut dhe diplomacisë ndërkombëtare e ka zbehur edhe rolin e Kosovës, se opozita dinë të jetë më kërkuese por në anën tonë e kemi parë një opozitë dorë lirë në sensin e deklaratave që ta draftojnë ata statusin e Asociacionit dhe kjo ka ndikim në rrafshin e pozicionit të vendit”.

“Kur panë që nga rrafshi diplomatik, SHBA, BE nuk është që e lëkund qëndrimin e qeverisë atëherë kjo u përcoll edhe me një shpërthim emocional, një reagim që nuk i ka hije përfaqësuesve të qytetarëve tonë dhe Kuvendit”, thotë ajo.

Deputetja Statovci: Paga minimale nuk ndryshoi për 11 vjet, udhëheqësit e qeverive të mëparshme kanë mundur ta ndryshojnë

Më 13 korrik është miratuar Ligji për Pagën Minimale në Kuvend.

Në këtë ligj, Qeveria e Kosovës nuk i ka përfshirë veteranët e UÇK-së.

Për mospërfshirjen në këtë ligj ka pasur protesta nga kjo kategori.

E, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka thënë se rritja e pagës minimale garanton mirëqenien e qytetarit.

Ajo thotë se për skemat është një proces më i gjerë.

“Ne kemi thënë që në këto momente që komfor inflacionit, zhvillimit ekonomik pasi që rritja e pagave në sektorin publik nuk po reflekton direkt në atë privat atëherë të kemi ngritje të një pragu minimal i cili ja garanton një lloj mirëqenie të qytetarit. Ndërsa për skemat është një proces më i gjerë të skemave sociale ose trajtimit përmes një ligji të veçantë, duke e kuptuar rëndësinë e kontributin e secilës kategori dhe trajtimin e dinjitetshëm dhe jo të një page minimale por beneficione të merituara”, tha ajo.

Statovci tha se edhe udhëheqësit e qeverive të mëparshme e kanë pasur mundësinë të ndryshojnë pensionet e veteranëve.

“Shkëputja në mes të pagës minimale dhe benificionëve të veteranëve ka ndodhur në 2018, paga minimale për 11 vite nuk ka ndryshuar kushdo që ka udhëhequr me institucione që para nesh e kanë pasur mundësin të reflektojnë në një mirëqenie më të përgjithshme si për kategoritë e tjera ashtu edhe për veteranët”, theksoi Statovci.

A ka pakënaqësi brenda grupit të LVV-së dhe Listës Guxo? Flet deputetja Jeta Statovci

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci në një intervistë për Front Online ka folur lidhur me koalicionin me partinë në pushtet, LVV-në.

Ajo tha se koordinimi është i vazhdueshëm dhe stabil mes dy partive.

Statovci thotë se mandati duhet të shkojë deri në fund në të mirën e qytetarëve.

“Jemi shumë stabil dhe në koordinim të vazhdueshëm qëndrimet tona dalin të harmonizuara pjesa e diskutimeve çofshin ndryshe apo të njëjta bëhen në kuadrin e rrafshit qoftë qeveritarë apo të grupit parlamentar. E jonë është që për atë çka jemi zotuar dhe mandatin e marrë ta çojmë deri në fund në të mirë të qytetarëve”, tha ajo.

Sipas deputetes pengesat nuk mungojnë gjatë punës.

Ajo ka akuzuar opozitën për dërgimin e disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjatë rrugës kemi dhe pengesa të paarsyeshme siç e kemi parë tendencë e vazhdueshme të dërgimit të secilit material në Gjykatën Kushtetuese.Nga të gjitha ato që janë dërguar kemi parë që asnjëherë nuk është përcjell me ndonjë kritikë konstruktive më shumë vetëm për ta penguar procesin dhe agjendën e kësaj qeverie, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalemi”, u shpreh deputetja.

A do ta votojë deputetja e Listës Guxo Projekt Kodin-Civil?

Kuvendi i Kosovës në mars të vitit të kaluar, i tha jo Projekt- Kodit Civil, nga 77 deputetë, kishin votuar vetëm 61.

Prej tyre 28 kishin votua pro, 29 kundër dhe katër kishin abstenuar.

Lidhur me këtë projektligj ka folur për Front Online, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo tha se duhet të shihet drafti i këtij projektligji që të vendos për votim.

“Ne ende nuk e kemi parë një draft kjo duhet edhe trajtimit e materialit paraprak besojmë në lirinë individuale të njeriut por në trajtimin e materialit besoj që do të kemi qartësi më shumë rreth pozicionit. Ka pasur shumë elemente që kanë trajtuar çështjen e dhunës në familje, barazisë gjinore, trashëgimisë, martesa të hershme e mira e kodit është që duhet të shihet në tërësi dhe jo në elemente specifike”, deklaroi Statovci.

Deputetët që kanë votuar kudnër Kodit Civil, në herën e parë kanë qenë: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV) Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë./FrontOnline