Deputeti Ardian Kastrati për ngjarjet në veri: Kurti u sinkronizua me Vuçiqin, kjo është arsyeja

unnamed-file-467

deputeti-ardian-kastrati-per-ngjarjet-ne-veri:-kurti-u-sinkronizua-me-vuciqin,-kjo-eshte-arsyeja

deputeti-ardian-kastrati-per-ngjarjet-ne-veri:-kurti-u-sinkronizua-me-vuciqin,-kjo-eshte-arsyeja

Situata në veri të Kosovës u tensionua kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat e kësaj pjese, hynë me ndihmën e policisë në objektet komunale.

Ngjarjet që e përcollën veriun, po i sheh si të sinkronizuara, deputeti i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati.

Ai ka thënë se gjithçka ka qenë në sinkron ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për Front Online, deputeti Kastrati ka thënë se këto veprime radikale në veri janë ndërmarrë për t’i ikur implementimit të marrëvshjes së Ohrit.

“Për me i ikë, për me kamufluar implementimin e kësaj autonomie, Kurti u sinkronizua me Vuçiqin kinse po i bëjë disa veprime radikale në veri, besoni që këto janë të gjitha të sinkronizuara”, thotë ai për Front Online.

Deputeti i PDK-së: Vetëm Vladimir Putin dhe Albin Kurti kanë sanksione nga perëndimi

Për ta shtensionuar situatën në veri, kryeministri Albin Kurti ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian.

E kjo tërheqje sipas deputetit të PDK-së është bërë për shkak se Kurti rrezikohej të sanksionohej.

“Me u tërhjek sepse porse nuk e bëri këtë planin, sepse ky e ka nënshkruar se është fatal neni shtatë i autonomisë territoriale për serbët, atëherë me siguri që ky do t’i nënshtrohej edhe ndonjë mase apo sanksioni personal deri në non grata, nga aleatët tonë, dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse u tërheq. Sepse kur e godet këtë në karrierën personale, sepse një sanksion i tij personal do t’ia digjte karrierën komplet, dhe atëherë ky tërhiqet”, tha ai për Front Online.

Kastrati thotë se gjendja e Kosovës është ashtu siç dëshiron Serbia e Rusia.

“Tani kemi atë se çfarë do Serbia dhe Rusia. Vetëm Vladimir Putini dhe Albin Kurti kanë sanksione nga perëndimi. E vërtetë, mundet mos me besu edhe sytë, por ky është një fakt shumë i gjallë, pikërisht këtë e dëshiron Serbia dhe Rusia”, deklaroi ai për Front Online.

Kastrati: Imazhi i Kosovës për toke, shkak vetëbesimi prej budallai i Kurtit, Bislimit e Gërvallës

Ardian Kastrati, deputet nga radhët e PDK-së, thotë se imazhi i Kosovës aktualisht është më i keqi që ka qenë ndonjëherë.

Kjo, sipas tij për shkak të vetëbesimit të ‘budallait’ të Kurtit, Bislimit e Gërvallës.

“Unë po mendoj që imazhi i Kosovës është ra për tokë, është rrënuar në perëndim, për shkak të atij vetëbesimi prej budallai që e ka Kurti, Bislimi, Gërvalla e të tjerë”, tha ai për Fornt Online

Kastrati: Përleshja fizike në Kuvend, skenar ruso-serb

Përleshje fizike ka pasur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të partisë në pushtet u përfshinë në rrahje.

E atë çfarë ndodhi brenda Kuvendit, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati I lë fajtor qeveritarët.

Ai thotë se është skenar ruso-serb.

Akti final ishte kjo nxitja e dhunës nga Besnik Bislimi, i cili del dhe e shqeu një pankartë që është një mjet totalisht demokratik i protestës, i të bërit opozitë kudo në botë, madje që ky nuk ka të drejtë fare si qeveritarë me ndërhyrë në Kuvend që janë deputetët e zgjedhur, e padrejtë dhuna përmes shishës zotit Lushtaku. Ky është skenar ruso-serb.

Deputeti Kastrati: Kurti komunist, Bislimi çoban, Murati kalama, Haxhiu e Gërvalla analfabetik

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, u ka vënë epitete personaliteve që janë në udhëheqje të shtetit.

Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se qeveria në krye me Kurtin komunist, Bislimin çoban, si dhe Haxhiun e Gërvallën analfabetik, e kanë sjellur Kosovën në këtë pikë.

“Nuk befasohem, në këtë qeveri në krye të saj thashë ki komunist dhe dogmatik si Albin Kurti, ki imbecil dhe çoban si Besnik Bislimi, ki analfabetik funksionalë si Albulena Haxhiu apo Gërvalla. Nuk ka se si shkon puna më keq sesa në këtë pikë që kemi arrit”, thotë ai për Front Online.

Ai derisa foli për qeverisjen aktuale, bëri edhe një krahasim me atë të kaluarën.

“Vetëm një krahasim ta bëjmë , a mund ta paramendoni ish zv kryeministrin Hajredin Kuçi duke gjuajtur shishe ose duke i shqyer posterat, krahasoje Enver Hoxhajn si ministër i punëve të jashtme me Gërvallën, krahasoni Bedri Hamzën me këtë kalamanë Hekuran Muratin, profesor Arsim Bajramin me Nagavcin”, tha ai për Front Online.

Kastrati: Veteranët po trajtohen turpshëm nga Qeveria, kështu do t’i trajtonte vetëm Daçiqi

Projektligji i Pagës Minimale është miratuar në Kuvend pa përfshirjen e veteranëve.

Si shenjë revolte, veteranët do të dalin në protestë më 26 korrik, e që për deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati do të kenë përkrahje

“Çdo protestë e cila organizohet me këtë qëllim që veteranët me u përfshi në këtë ligj, natyrisht që ne e përkrahim. Është apo s’është organizim i jonë”, thotë Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati kritikon Qeverinë se si po i trajton këtë kategori të luftës.

“Mënyra se si trajtohen veteranët, është sikur m’i trajtu ta zëmë Daçiqi, e jo një qeveri e Kosovës, kjo është e turpshme. Sot e kemi Mimoza Kusarin e cila del hedh vrerë me Radoiçiqin dhe me Simiqin aty kundër njerëzve që kanë dhënë gjymtyrë të trupit dhe janë plagosë për lirinë e këtij vendi”, tha ai.

Ligji i Pagës Minimale, Kastrati thotë se është bërë jashtë çdo rregulle.

“Në anën tjetër domethënë në terr natën e votojnë Projektligjin për Pagën Minimale të cilin ne e dërguam në Kushtetuese sepse është bërë jashtë çdo procedurë dhe shkelje kushtetuese dhe rregullores të Kuvendit së Kosovës, dhe unë besoj që të gjitha ato shkelje do të finalizohen me një aktvendim i cili do ta anulojë këtë seancë dhe të gjitha vendimet, përfshirë edhe vendimin për Ligjin për Pagën Minimale”, deklaroi ai për Front Online.

Ardian Kastrati: Mimoza pa integritet politikë, nuk e ka asnjë autobusë votues

Javën e kaluar janë publikuar një seri audi incizimesh të bisedës së Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavo Simiq nga Lista Serbe.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se Kusari-Lila është pa integritet politikë.

Ai tha se Kusari-Lila me subjektin e vet “Alternativa” nuk e ka asnjë autobus votues.

“Unë nuk merrem me Mimozën, ajo për mua është një person pa integritet politik, ajo s’ka identitet politikë, ka shëtitë nëpër pesë parti, duke qenë zëdhënëse e të ndjerit Bajram Rexhepit e PDK-së, pastaj në LDK, pastaj në VV, me atë subjektin e vet “Alternativa” që nuk ka asnjë autobusë votues”, deklaroi ai për Front Online.

Ai thotë se Kusari Lila nuk do të guxonte me bisedu me Simiqin pa e pasur ‘aminin’ e Kurtit.

“Unë do të merrem me kreun, sepse në asnjë moment nuk kish guxu Mimoza Kusari me diskutu të gjitha ato fyerje për ne shqiptarët me SImiqn e Radoiciqin pa e pasë koordinimin dhe aminin e Albin Kurtit”, u shpreh ai në një intervistë për Front Online.

“Po i shkon muzika për dore”/ Deputeti Ardian Kastrati: Besoj do t’iu befasojë me ndonjë interpretim të ri

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati përveç politikës ka treguar edhe pasione të tjera.

Ai është parë edhe duke kënduar në një interprestim live.

Deputeti Kastrati ka paralajmëruar se do të na befojë me ndonjë interpretim të ri.

Megjithatë, thotë se nuk do të largohet nga politika derisa vendi është duke u ballafaquar me rreziqe.

“Shiko unë e kam këndimin, sportin dhe politikën pasion. Angazhimi im në politikë është përtej pasionit. Një intelektual nuk mundet të qëndrojë duarkryq përderisa ky vend ballafaqohet me gjithë këto rreziqe. Sepse shtrati im ideologjik, sepse unë kam kontratë ideologjike me PDK-në, është PDK-ja dhe natyrisht që unë aty do të jem tërë kohën me zemër dhe mendje. Kurse sa i përket vendimit besoj që në ndonjë rast pak më të relaksuar edhe do t’iu befasojë me ndonjë interpretim të ri”, deklaroi ai për Front Online.