Dekretimi i kryeprokurotrit të shtetit, Kushtetuesja merr këtë vendim

unnamed-file-3960

dekretimi-i-kryeprokurotrit-te-shtetit,-kushtetuesja-merr-kete-vendim

dekretimi-i-kryeprokurotrit-te-shtetit,-kushtetuesja-merr-kete-vendim

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë dekretimit të Blerim Isufajt kryeprokuror të shtetit.

Në kushtetuese ishte parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

Në këtë kërkesë kontestohej Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Por, me vendimin e sotëm, Kushtetuesja ka konsideruar se vendimet e Gjykatave të rregullta nuk kanë shkelur paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta në gjykim të paanshëm) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe (ii) të konstatojë që Aktgjykimi [ARJ.nr.114/2022] i 23 dhjetorit 2022 i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ndërlidhur me Aktvendimin [AA.nr.650/2022] e 1 shtatorit 2022 të Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin [A.nr.1875/22] e 2 gushtit 2022 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta në gjykim të paanshëm) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”, thotë vendimi i Kushtetueses.

Kohë më parë nga presidenca kishin deklaruar se pasi të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në prill të vitit të kaluar votoi unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.