Deklarohet prokuroria për vrasjen në Prizren, i dyshuari ende në arrati

unnamed-file-461

deklarohet-prokuroria-per-vrasjen-ne-prizren,-i-dyshuari-ende-ne-arrati

deklarohet-prokuroria-per-vrasjen-ne-prizren,-i-dyshuari-ende-ne-arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë duke kryer hetime intensive bashkë me policinë lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Prizren.

Poashtu bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në lokacione të ndryshme për të kapur të dyshuarin i cili ende ndodhet në arrati.

Prokuroria më tej ka dhënë edhe detaje se si ka ndodhur rasti i vrasjes.

“Sipas hetimeve të para të prokurorisë, i dyshuari A.G., pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën B.M., ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë”.