Çështja e Klan Kosovës, profesori amerikan: Qeveria, në veçanti Kurti po e kufizon lirinë e fjalës

unnamed-file-341

ceshtja-e-klan-kosoves,-profesori-amerikan:-qeveria,-ne-vecanti-kurti-po-e-kufizon-lirine-e-fjales

ceshtja-e-klan-kosoves,-profesori-amerikan:-qeveria,-ne-vecanti-kurti-po-e-kufizon-lirine-e-fjales

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka ngjallur shumë reagime.

Në mesin e tyre është edhe profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir, i cili njeh zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, që ka thënë se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti po cenojnë lirinë e fjalës.

“Pezullimi i licencës së Klan Kosovës, televizionit më të madh privat në vend, për shkak të një gabimi në regjistrim është padyshim i njëanshëm me shkeljen aktuale. Fakti që certifikata i paraqiste qytetet e Kosovës si të Serbisë, tashmë është korrigjuar, edhe pse mori disa javë, duhej të ishte e mjaftueshme që qeveria të anulonte vendimin për mbylljen e televizionit. Mirëpo, vendimi i qeverisë së Kosovës, e veçanërisht i kryeministrit Kurti, për ta mbajtur të pezulluar licencën e biznesit të Klan Kosovës dhe pë ta mbyllur televizionin, lë përshtypjen e pagabueshme se qeveria po e kufizon lirinë e fjalës”, ka shkruar Meir, transmeton KlanKosova.tv.

Ben-Meir theksoi se ekzekutivi duhet tduhet të ndërmarrë hapa për heqjen e pezullimit, pas korrigjimit të dokumentacionit nga ana e Klan Kosovës.

“Në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohur si grupi i QUINT-it , thuhet se ‘Ne jemi të shqetësuar në veçanti se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin medial në Kosovë’, sugjeron një shqetësim i sinqertë. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për heqjen e pezullimit. Duke pasur parasysh mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe BE-së për asociacionin e komunave, gjëja e fundit që i duhet Kurtit në këtë moment të veçantë është rritja e tensioneve të BE-së, veçanërisht në lidhje me një nga shtyllat më themelore të demokracisë”.