Brnabiq për takimin në Bruksel: Nuk jam optimiste, por do të doja të arrihet një marrëveshje

unnamed-file-1988

brnabiq-per-takimin-ne-bruksel:-nuk-jam-optimiste,-por-do-te-doja-te-arrihet-nje-marreveshje

brnabiq-per-takimin-ne-bruksel:-nuk-jam-optimiste,-por-do-te-doja-te-arrihet-nje-marreveshje

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq thotë se nuk është optimiste se sot në Bruksel do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton RTV, transmeton FrontOnline.

“Unë nuk jam optimiste në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në Serbi po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, opozita po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, tha Brnabiq.

Brnabiq theksoi se presidenti serb ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t’i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur interesat e shtetit në mënyrën më të mirë sot.

Kryeministrja serbe tha gjithashtu se dëshiron të arrihet një marrëveshje, sepse Serbia ka nevojë për paqe dhe stabilitet për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e saj, por nuk mendon se Kurti dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe vlerëson se kjo nuk do të ndodhë sot.

“Ne po i ndjekim bisedimet, do të shoh nëse mund të ndihmojmë nga këtu”, tha Brnabiq.

Siç shtoi ajo, askush që nuk merr pjesë në ato bisedime as që mund ta imagjinojë atmosferën në Bruksel ku po ndodhin provokime të ndryshme.

“Kurti dëshiron që ne të humbasim durimin dhe të mos jemi tolerantë, por të fillojmë një lloj konflikti. Dhe më pas ata që janë më shumë pro pavarësisë së Kosovës të përfitojnë nga kjo dhe t’i rikthehen paqartësive për dy palët.” ka thënë Bërnabiq.

Kryeministrja serbe deklaroigjithashtu se presioni ndaj serbëve në Kosovë është i tmerrshëm dhe se presidenti duhet t’i mbrojë ata dhe qytetarët në Serbinë qendrore dhe të vazhdojë të tërheqë investime./FrontOnline/