Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë ndodhen në Serbi – duhet të mbajnë përgjegjësi

unnamed-file-1518

blinken-vuciqit:-pergjegjesit-per-sulmin-ne-banjske-ndodhen-ne-serbi-–-duhet-te-mbajne-pergjegjesi

blinken-vuciqit:-pergjegjesit-per-sulmin-ne-banjske-ndodhen-ne-serbi-–-duhet-te-mbajne-pergjegjesi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se përgjegjësit për sulmin në Banjskë ndodhen në Serbi.

Blinken i kërkoi Vuçiqit që sulmuesit në Bansjkë të Zveçanit të cilët ndodhen në Serbi, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sekretari përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e DASh-it.

Më tej, Blinken i tha Vuçiqit se ngjarjet si ajo në Banjskë paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar, teksa përshëndeti praninë e shtuar të trupave të NATO-s dhe vendimin e tyre për të dërguar trupa forca shtesë.

Kujtojmë se në sulmin terrorist në Banjskë, i cili u udhëhoq nga krimineli Milan Radojiçiq, u vra një polic i Kosovës dhe tre terroristë.