BE: Lajçaku takon Kurtin dhe Vuçiqin nesër në Bruksel

unnamed-file-171

be:-lajcaku-takon-kurtin-dhe-vuciqin-neser-ne-bruksel

be:-lajcaku-takon-kurtin-dhe-vuciqin-neser-ne-bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar që nesër në Bruksel, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do t’i takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel.

“Kosova dhe Serbia: Nesër Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel”, ka shkruar Stano në Twitter.

“Fokus do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës”.