Bastisja në Zveçan, Sveçla: Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit

unnamed-file-215

bastisja-ne-zvecan,-svecla:-veriu-hap-pas-hapi-po-shkon-drejt-normalitetit

bastisja-ne-zvecan,-svecla:-veriu-hap-pas-hapi-po-shkon-drejt-normalitetit

Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në Zveçan.

Për këtë ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ai ka treguar se bastisja është kryer në një bazë të armatimit e cila është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kirminale serbe.

“Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i tij i plotë:

Për 2 dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi.

Kontrabandimi, hyrja ilegalisht e mallrave e armëve në Kosovë, ka prodhuar situatë shqetësuese edhe për qytetarët tanë në veri, të cilët të përballur me fuqinë e kriminelëve kanë jetuar nën shantazh e presion të vazhdueshëm.

Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cënohet në asnjë cep të Republikës.