Avokati serb ngrit kallëzim penal për terrorizëm ndaj Radojiçiqit dhe grupit të Banjskës

🇺🇦

avokati-serb-ngrit-kallezim-penal-per-terrorizem-ndaj-radojiciqit-dhe-grupit-te-banjskes

avokati-serb-ngrit-kallezim-penal-per-terrorizem-ndaj-radojiciqit-dhe-grupit-te-banjskes

Avokati serb, Cedomir Stojkovic, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar kallëzim penal për terrorizëm dhe për ndihmë të terrorizmit kundër Milan Radojiçiqit, të paktën 30 personave të panjohur që kanë vepruar në Banjskë më 24 shtator, gjithashtu edhe ndaj disa personave që janë krye të shërbimit të sigurimit shtetëror dhe shumë personave të tjerë të dislokuar në zonën e sigurisë tokësore për ndihmë të terrorizmit.

“Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, sot dorëzova KALLËZIM PENALE PËR TERORIZIM DHE NDIHMË TË TERORIZMIT”, ka shkruar Stojkovic.

Avokati serb ka shkruar se sipas ligjeve të Serbisë, të gjitha grupet paraushtarake jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, dhe thotë se Grupi i Radojiçiqit është grup terrorist.

“Të gjitha “grupet paramilitare” jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, veçanërisht nëse janë të armatosur rëndë dhe nëse duan të përdorin forcën për të arritur politikën. Çdo përdorim (joshtetëror) i forcës në zbatimin e çdo politike është terrorizëm. Dhe çdo grup i tillë është një grup terrorist. Grupi i Milan Radoiçiqit është një grup terrorist”, ka shkruar avokati Stojkovic, raporton Express.

Ai tutje thotë se kolona prej 25 makinash plotë me armë të përdorura nga grupi i Radojiçiqit mund të kalonin pa u kontrolluar përmes zonës së sigurisë tokësore, përkatësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën vetëm me urdhër të Aleksander Vulinit.

“Një kolonë me 25 fuoristradë plot me armë mund të kalojë pa u ndalur dhe pa kontroll përmes zonës së sigurisë tokësore, gjegjësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën VETËM dhe ekskluzivisht nëse kreu i shërbimeve të sigurisë serbe ka dhënë urdhër për ajo kolonë e armatosur të lejohet të kalojë. Është territori më i siguruar i Serbisë, ku janë dislokuar vazhdimisht njësiti antiterror, forcat speciale dhe ushtria serbe. Mund ta testojmë këtë: le të fillojmë me 25 automjete në një kolonë në të njëjtën rrugë si grupi i Milan Radoiçiqit dhe të shohim se sa larg do të shkonin. (Do të ishim arrestuar tashmë në Novi Pazar)”, ka shtuar tutje në njoftimin e tij.

Ai gjithashtu ka thënë se armët që janë konfiskuar janë nën kontrollin e Serbisë dhe se asnjë pajisje e tillë s’mund të kishte dalë nga fabrikat apo magazinat pa ndihmën e shërbimeve të sigurisë.

“Armët që janë konfiskuar janë armë ushtarake (mina kundërtank, granata për mortaja, sisteme raketore Pritiv-tek), prodhimi dhe shpërndarja e të cilave është NË KONTROLLIN MË TË RREPTË të Republikës së Serbisë. Asnjë pajisje e tillë nuk mund të kishte dalë nga magazinat dhe fabrikat serbe dhe të vinte në duart e atij grupi pa ndihmën dhe organizimin e njerëzve të lartë të shërbimeve të sigurisë serbe. Ashtu siç nuk mund të marr në dorë një raketë HIMARS apo një sistem Javelin pa miratimin dhe ndihmën e qeverisë amerikane. Të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiqit me armë po ndihmon terrorizmin. Dhe pikërisht këtë kanë bërë zyrtarët më të lartë të NN të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Për këtë arsye janë përfshirë në kallëzim penal”, ka shkruar ai pa dhënë emra.

🥁 Povodom događaja na Kosovu PREDAO SAM DANAS KRIVIČNU PRIJAVU ZBOG TERORIZMA I POMAGANJA U TERORIZMU

Protiv:
– Milana Radoičića;
– najmanje 30 NN lica koja su delovala 24.9.2023. u Banjskoj, Kosovo;
– više NN lica iz vrha državnih službi bezbednosti Srbije (pomaganje u… https://t.co/tVbrrlkTxm pic.twitter.com/U8h0m6DXAG

— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) October 4, 2023