AUV largon nga tregu qumështin “Perfetto” që kishte afat deri të dielën

unnamed-file-1872

auv-largon-nga-tregu-qumeshtin-“perfetto”-qe-kishte-afat-deri-te-dielen

auv-largon-nga-tregu-qumeshtin-“perfetto”-qe-kishte-afat-deri-te-dielen

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se është larguar nga tregu qumështi ‘’ Perfetto’’ 2.8% qe ka datë skadence 20.08.2023.

Produkti me origjinë nga Maqedonia e Veriut sipas AUV-it nuk i plotëson kriteret për konsum.

Sasia e gjetur në treg sipas tyre është asgjësuar menjëherë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se: produkti qumësht i brendit “Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës nga Atlantik Group qe mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum. Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat ( ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjesuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.