Arrestohet një person në Serbi pasi kërcënoi ambasadorin amerikan me vrasje

unnamed-file-1894

arrestohet-nje-person-ne-serbi-pasi-kercenoi-ambasadorin-amerikan-me-vrasje

arrestohet-nje-person-ne-serbi-pasi-kercenoi-ambasadorin-amerikan-me-vrasje

Një person me iniciale S.B (50 vjeç) është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan “Blic.rs”, trasnmeton Express.

I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”

I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare” ka thënë prokurori Stefanoviq.