Arrestohet gjakovari që gjuajti me armë automatike

unnamed-file-480

arrestohet-gjakovari-qe-gjuajti-me-arme-automatike

arrestohet-gjakovari-qe-gjuajti-me-arme-automatike

Të mërkurën në Gjakovë është arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë automatike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shtënë me armë automatike ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të fishekëve”, thotë Raporti i Policisë së Kosovës.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK- 47 me 60 fishekë, arma dyshohet se ishte përdorë në rast”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.