Arrestohet e dyshuara për dhunimin e një të miture më 2021 në Ferizaj

unnamed-file-679

arrestohet-e-dyshuara-per-dhunimin-e-nje-te-miture-me-2021-ne-ferizaj

arrestohet-e-dyshuara-per-dhunimin-e-nje-te-miture-me-2021-ne-ferizaj

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një grua në Ferizaj, nën dyshimin se në vitin 2021 ka dhunuar një të mitur.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se e dyshuara u arrestua të mërkurën.

“Ferizaj, tetor 2021. Me datën 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është në proces hetimor./Front Online