Arrestohet 25-vjeçari në Gjakovë, i konfiskohet një AK47 dhe 60 fishekë

unnamed-file-392

arrestohet-25-vjecari-ne-gjakove,-i-konfiskohet-nje-ak47-dhe-60-fisheke

arrestohet-25-vjecari-ne-gjakove,-i-konfiskohet-nje-ak47-dhe-60-fisheke

Një person është arrestuar sot në Gjakovë pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë dhe municion.

25-vjeçari, F.U., dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë

“Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F. U., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1998), mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë. Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online