Ambasadorja gjermane në Serbi: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme

unnamed-file-1629

ambasadorja-gjermane-ne-serbi:-situata-ne-kosove-eshte-e-paqendrueshme

ambasadorja-gjermane-ne-serbi:-situata-ne-kosove-eshte-e-paqendrueshme

Është shumë e rëndësishme që të krijohen parakushtet sa më shpejt që të jetë e mundur për të rikthyer dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimin e marrëveshjeve nga Brukseli në vitin 2013, si dhe marrëveshjet nga Brukseli dhe Ohri këtë vit, deklaroi ambasadorja gjermane në Serbi Anke Konrad.

Ajo në një intervistë për “Blic” ka deklaruar se këtu përfshihet edhe zbatimi i deeskalimit si dhe ndriçimi i ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë.

“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në Veri të Kosovës, si dhe për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, tha Konrad.

Ajo po ashtu ka shtuar se duhet të mbahen zgjedhje të reja në veri të Kosovës sa më parë dhe se serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione.

Ajo i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë si të mira dhe tha se përkundër mendimeve të ndryshme ndonjëherë për çështje të caktuara, bashkëpunimi ende vazhdon.

Ne zhvillojmë një dialog për një sërë çështjesh. Ai nuk është i fokusuar vetëm në çështje si investimet gjermane, por përfshin edhe çështje kulturore, ndaj në ditët në vijim do të mbahet festivali tradicional Goethe. Kemi programe bursash, bashkëpunim shkencor – tha ajo.

Duke folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), ku viti 2030 është planifikuar si vit i zgjerimit, ajo tha se udhërrëfyesi është mjaft i qartë.

E kam fjalën për standardet dhe ligjet evropiane. Ne e dimë se procesi është i izoluar, por shtetet anëtare janë të gatshme ta mbështesin Serbinë në atë rrugë – tha Konrad./FrontOnline/