Ambasada Gjermane: Të zbatohet urgjent marrëveshja e Ohrit, përfshirë Asociacionin

unnamed-file-661

ambasada-gjermane:-te-zbatohet-urgjent-marreveshja-e-ohrit,-perfshire-asociacionin

ambasada-gjermane:-te-zbatohet-urgjent-marreveshja-e-ohrit,-perfshire-asociacionin

Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të rikthehen pas disa muajsh në tavolinën e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Pritjet ndërkombëtare për progres janë të mëdha.

Në një përgjigje nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë thënë se Berlini zyrtar vlerëson faktin që më 14 shtator do të mbahet takim i nivelit të lartë dhe kanë shprehur mbështetjen gjermane për procesin që e ndërmjetëson Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe emisari Miroslav Lajcak.

Nga Ambasada e Gjermanisë kanë potencuar se është urgjente që Kosova dhe Serbia të angazhohen dhe përkushtohen plotësisht për de-eskalim dhe për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit.

“Është urgjente që të dyja palët të angazhohen plotësisht dhe të përkushtohen për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, kanë potencuar nga Ambasada e Gjermanisë për Gazetën Express.

Këtë takim që do të mbahet në Bruksel, Gjermania e sheh si një mundësi të mirë për të lënë anash menaxhimin e krizave dhe për t’u rikthyer tek një proces kredibil dhe konstruktiv.

“Takimi ofron një mundësi të mirë për t’u larguar nga modeli i menaxhimit të krizave dhe përfundimisht për t’u kthyer në një proces të besueshëm dhe konstruktiv”, përfundon përgjigja për Gazetën Express.

Lidhur me këtë takim të nivelit të lartë në Bruksel, për DW ka folur edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se nga ky takim pret kthim në binarët e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

“Shpresojë që do të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe kjo nënkupton një plan të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes. Gjashtë fjalitë e para të preambulës, 11 nenet dhe 12 pikat e aneksit të zbatimit nga Brukseli e nga Ohri do të duhej që të zbatoheshin sa më parë në plotni”, ka deklaruar Kurti.

Edhe emsiari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është shumë e rëndësishme që duke trajtuar detyrimet dhe kërkesat që nuk janë zbatuar ende nga Marrëveshja e Ohrit të zgjidhen një mori çështjesh.