Ambasada e Italisë reagon pas kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

unnamed-file-1848

ambasada-e-italise-reagon-pas-kercenimeve-ndaj-policeve-te-rinj-serbe-ne-kosove

ambasada-e-italise-reagon-pas-kercenimeve-ndaj-policeve-te-rinj-serbe-ne-kosove

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë.

Në reagim thuhet se kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Ambasada e Italisë e ka shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it në Kosovë i cili i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime.

“Policët e rinj nga komunitetet jo shumicë të Kosovës meritojnë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, veçanërisht nga qytetarët e komunave në të cilat janë caktuar. Kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Twitter.

E Giovanni Pietro Barbano ka thënë se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapodislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar Barbano në Twitter.

Diplomatët e huaj në Kosovë reaguan dhe dënuan të gjitha kërcënimet ndaj policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë.

“Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë e Policisë së Kosovës në përfaqësimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit – EULEX.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Policia e Kosovës ekziston për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe se ajo duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde shtoi se policët e rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë duhet të kenë mbështetjen e të gjithëve, veçanërisht të komunave dhe qytetarëve ku janë caktuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se fushata kundër policëve serbë në rrjetet sociale, e cila synon t’i frikësojë dhe kërcënojë ata, është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës.

“Ata sot janë pjestarë të Policisë së Kosovës, sepse janë profesionistë të guximshëm, sepse janë qytetarë që kanë dashuri për vendin dhe e shprehin këtë duke i kontribuar atij”.

“Ata që integrohen jetojnë më mirë, ata që nuk integrohen, fatëkeqësisht, mbeten peng e subjekt i trysnisë financiare, dhe keqpërdorimit politik nga Beogradi zyrtar”, theksoi Kurti.

Ai tha se institucionet e sigurisë do t’u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj.

Kërcënimet i dënoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë pranë policëve tanë, ndërsa ata shërbejnë me guxim për një ambient më të sigurt për të gjithë”, tha presidentja Osmani.