Aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi fiton Çmimin Nobel për Paqe

unnamed-file-363

aktivistja-e-burgosur-iraniane-per-te-drejtat-e-njeriut,-narges-mohammadi-fiton-cmimin-nobel-per-paqe

aktivistja-e-burgosur-iraniane-per-te-drejtat-e-njeriut,-narges-mohammadi-fiton-cmimin-nobel-per-paqe

Është shpallur fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit. Këtë vit çmimin Nobel për Paqe e fitoi aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut Narges Mohammadi.

“Komiteti Norvegjez ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqen 2023 për Narges Mohammadi-n për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë,” thuhet në deklaratë.

Mohammadi është një nga aktivistët kryesorë të të drejtave të njeriut në Iran, e cila ka bërë fushatë për të drejtat e grave dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Ajo ndodhet në burg

Çmimi Nobel për Paqe mbart një prestigj të madh ndërkombëtar. Vlen gjithashtu një shumë të madhe parash, 994 mijë dollarë.

Rikujtojmë se vitin e kaluar Çmimi për Paqe iu dha Ales Bialiatski, një avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile.

Këtë vit, kishte 351 kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen, numri i dytë më i lartë i kandidatëve ndonjëherë, me përjashtim të vitit 2016, kur u nominuan 376. Nga të nominuarit, 259 janë individë dhe 92 janë organizata.

Është viti i tetë radhazi me më shumë se 300 të nominuar./FrontOnline/