Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i lënduar

unnamed-file-1933

aksident-ne-autostraden-“arben-xhaferi”,-nje-i-lenduar

aksident-ne-autostraden-“arben-xhaferi”,-nje-i-lenduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidneti që ka ndodhur në orët e paraditës në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në rrugën Hani Elezit – Kaçanik.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ai thotë se në aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa të Maqedonisë së Veriut.

“Rasti është trajtuar nga njësitet policore. Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, u shpreh Kelani.