Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

unnamed-file-899

aksident-mes-dy-veturave-ne-prishtine,-lendohen-tre-persona

aksident-mes-dy-veturave-ne-prishtine,-lendohen-tre-persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.