Ahmeti: Radojçiq u përpoq ta distancojë Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi

unnamed-file-3929

ahmeti:-radojciq-u-perpoq-ta-distancoje-vuciqin-dhe-listen-serbe-nga-sulmi

ahmeti:-radojciq-u-perpoq-ta-distancoje-vuciqin-dhe-listen-serbe-nga-sulmi

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas letrës së Milan Radojçiqit ku e pranon pjesëmarrjen dhe organizmin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti tha se e tërë letra ishte një përpjekje për ta distancuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Listën Serbe nga sulmi.

“Radojçiq e mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ku një zyrtar policor u vra. E gjithë letra dukej si një përpjekje për të distancuar Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi. Asnjë pendim për vdekjet që shkaktoi”, ka thënë ai.

Më 24 shtator një grup i terroristëve serbë ka sulmuar Policinë e Kosovës, e ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në këtë sulm mbetën të vrarë edhe tre terroristë.