Agon Maliqi godet Kurtin pas zhvillimeve në Bruksel, thotë se popullizmi qorr e solli në këtë situatë

unnamed-file-2094

agon-maliqi-godet-kurtin-pas-zhvillimeve-ne-bruksel,-thote-se-popullizmi-qorr-e-solli-ne-kete-situate

agon-maliqi-godet-kurtin-pas-zhvillimeve-ne-bruksel,-thote-se-popullizmi-qorr-e-solli-ne-kete-situate

Analisti Agon Maliqi, ka reaguar pas takimit të sotëm mes Kurtit dhe Vuçiq, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Ai tha se Kosova në Bashkim Evropian ka hasur gjithmonë në raport asimetrik për shkak të vendeve mosnjohëse, asimetri e cila është thelluar edhe më shumë me largimin e Britanisë.

Mirëpo, sipas Maliqit, kjo asimetri është thyer përmes koordinimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se ky parim u thye sot pasi Qeveria vendosi të konfrontohet dhe t’i mbajë ligjerata SHBA’së.

Ai ka vazhduar duke thënë se për të fituar pikë me metoda populliste dhe për ta ushqyer dalldinë nacionaliste, me aventurat e njëpasnjëshme në veri, hap pas hapi Qeveria e gërryu dhe e shkatërroi besimin dhe kredibilitetin te të gjithë aleatët e tjerë, përfshi edhe Gjermaninë.

Maliqi tha se Kurti ka mbetur në një rrugë qorre e cila është përfundimi logjik i popullizmit qorr.

“Kosova në BE ka hasur gjithmonë në raport asimetrik për shkak të vendeve mosnjohëse dhe neutralitetit të BE ndaj statusit. Kjo asimetri është thelluar edhe më shumë me largimin e Britanisë. Por Kosova gjithmonë e ka thyer këtë asimetri përmes koordinimit me një superfuqi si SHBA. Këtë parim fatkeqësisht e theu qeveria e sotme e cila vendosi të konfrontohet dhe t’i mbajë ligjerata SHBA-ve. Për të fituar pikë me metoda populliste dhe për ta ushqyer dalldinë nacionaliste, me aventurat e njëpasnjëshme në veri, hap pas hapi e gërryu dhe e shkatërroi besimin dhe kredibilitetin te të gjithë aleatët e tjerë, përfshi edhe Gjermaninë. E mbetur e vetmuar dhe pa mbështetje, tash po akohet me rezultatin: mirëkuptimin perëndimor për Vuçiqin; izolimin ndërkombëtar dhe; sovranitetin prej letre në veri që po shkon drejt protektoratit ndërkombëtar. Një rrugë qorre e cila është përfundimi logjik i popullizmit qorr”, ka shkruar Maliqi./Front Online