Adelina Ismaili shkon në dasmë me burrin dhe djalin, kaq bukur janë veshur

unnamed-file-2095

Këngetarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili është shumë e dashur për publikun shqiptarë.

Ajo konsiderohet si DIVA e këngës shqiptare.

Për vite të tëra, Adelina ka argëtuar publikun me këngë të cilat çdo herë janë bërë hite, përcjell ORAinfo.

Kohëve të fundit ajo është kaluar pak nga muzika, duke u marrë me një emision relaksues si dhe duke i kushtuar shumë kohë familjes.

Mbrëmë Adelina bashkë me burrin, Valin dhe djalin e tyre kanë qenë në dasmë.

Të kombinuar bukur të tre po shkëlqejnë në pamje.

Treshja duken elegant, e këngëtarja po shkëlqen në pink, duke ndjekur trendin e momentit, të ndikuar nga “Barbie”. /ORAinfo/