Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka rënditur një sërë kritikash për Qeverinë aktuale.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë mjerë Kosova që e ka këtë Qeveri, pasi sipas tij i ka zhgënjyer të gjithë.
Postimi i tij:
- Keni ardh në pushtet për t’i zënë hajnat, jeni bërë hajna që s’po mund të ju zë askush.
- Keni ardh veç me fjalë dhe nga rruga, po i leni njerëzit pa fjalë, rrugëve dhe para ambasadave.
- Keni ardh duke shitur moral dhe nder, tash s’dini me ble ndershëm as vaj as grunë.
- Keni ardh për t’i larguar të paditurit, asgjë nuk po dini dhe nuk e keni ndërmend mu largu.
- Keni ardh duke bërë zhurmë për dialogun, por me Vuçiqin kuptoheni edhe në heshtje.
- Dini anglisht por më së paku ju kuptojnë amerikanët dhe anglezët.
- Keni ardh për t’i larguar të pa mençurit, për çudi juve ju doli se amerikanët qenkan naiv.
- Ju gëzuat atyre që ranë në burg, tash me sanksione doni me kthy krejt Kosovën në burg.
- Keni ardh me idenë për bashkim kombëtar, askush nuk na ka nda e përça më keq me Shqipërinë.
- Erdhët që të na futni në NATO, por NATO jau futi juve.
- I keni zhgënjyer të gjithë dhe shumë, por vet jeni të ngazëllyer e dalldisur edhe më shumë nga pushteti dhe shteti”, shkruan Abdullahu.