85.000 vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë, vaksinimi nis nga java tjetër

unnamed-file-1072

85.000-vaksina-kunder-gripit-sezonal-ne-kosove,-vaksinimi-nis-nga-java-tjeter

85.000-vaksina-kunder-gripit-sezonal-ne-kosove,-vaksinimi-nis-nga-java-tjeter

Që nga java e ardhshme një numër i qytetarëve të Kosovës do të mund të vaksinohet kundër gripit sezonal.

Së pari rëndësi do t’u jepet të moshuarve, pastaj kategorive të tjera.

Kjo është bërë e ditur për Front Online në një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas Planit të imunizimit, pritet që nga java e ardhshme të filloj procesi i vaksinimit në çdo komunë të Kosovës ((Kujdesi Parësor Shëndetësor)”, thuhet në përgjigjen e MSH-së, për Front Online.

Këtë vit numri i vaksinave për dallim nga vitit i kaluar do të jetë më i madh.

“Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it ka siguruar rreth 85.000 vaksina kundër gripit sezonal për qytetarët”, thuhet më tutje në përgjigje.

Por, jo të gjithë qytetarët do të mund të marrin vaksinat kundër gripit sezonal.

“Çdo qytetar që bën pjese në kategorinë e rriskut për grip sezonal, do te ketë mundësinë që të vaksinohet, prioritet janë: të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet me të dobët”, kanë treguar nga MSH-ja për Front Online

Kurse, shpërndarja e këtyre vaksinave nëpër komuna do të bëhet gjatë kësaj jave.

“Shpërndarja e vaksinave nëpër njësitë e vaksinimit në komuna do të bëhet sipas planifikimit të komunave. (Kujdesi Parësor Shëndetësor). Për informimin tuaj, shpërndarja e vaksinave të gripit nëpër komuna do të bëhet gjatë kësaj jave”, thuhet në përgjigje të MSH-së.

Vitin e kaluar Ministria e Shëndetësisë kishte porositur 80.000 vaksina kundër gripit sezonal.

Ndërsa këtë vit numri është rritur për pesë mijë më shumë.

Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon dhe është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim./Front Online