6 raste të dhunës në familje u raportuan javën e kaluar në Ferizaj

unnamed-file-1782

6-raste-te-dhunes-ne-familje-u-raportuan-javen-e-kaluar-ne-ferizaj

6-raste-te-dhunes-ne-familje-u-raportuan-javen-e-kaluar-ne-ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 6 raste të dhunës në familje – prej tyre 3 raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Me vendim nga Prokuroria, 3 persona janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Front Online