41 të helmuarit nga Malisheva vazhdojnë të jenë të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

41-te-helmuarit-nga-malisheva-vazhdojne-te-jene-te-shtrire-ne-spitalin-e-prizrenit

41-te-helmuarit-nga-malisheva-vazhdojne-te-jene-te-shtrire-ne-spitalin-e-prizrenit

41-te-helmuarit-nga-malisheva-vazhdojne-te-jene-te-shtrire-ne-spitalin-e-prizrenit

Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha i vizituan të helmuarit që po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, kanë vizituar pacitentët e helmuar nga ky qytet, të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva është stabile.

“Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva. Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kujtojmë se nga një lokal në Malishevë janë helmuar afro 160 qytetarë, ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.