“400 mijë vende aktive pune”, Bajrami u reagon Kurtit e Muratit: Manipulatorë të shifrave

unnamed-file-1160

“400-mije-vende-aktive-pune”,-bajrami-u-reagon-kurtit-e-muratit:-manipulatore-te-shifrave

“400-mije-vende-aktive-pune”,-bajrami-u-reagon-kurtit-e-muratit:-manipulatore-te-shifrave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se “për herë të parë” në Kosovë janë 400 mijë vende aktive pune, ndërsa pasdite u mburr me këtë shifër edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Ish-Ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i quajti veçse “manipulator të shifrave”.

Bajrami thotë se me politikat e punësimit të Qeverisë Kurti, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

“Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit”.